Një 40-vjeçar nga Tetova është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje dhe kanosje me armë zjarri.
Sipas SPB Tetovë, më 23 nëntor 2026, rreth orës 16:50, është privuar nga liria A.G. (40), pasi bashkëshortja e tij 39-vjeçare kishte denoncuar se për një periudhë të gjatë ai e kishte keqtrajtuar fizikisht dhe e kishte kërcënuar me armë zjarri.
Gjatë veprimeve policore janë sekuestruar një pushkë gjuetie, një pistoletë me karikator dhe fishekë, si dhe leja e armëmbajtjes.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
Më shumë për këtë
Sherri për dëmet nga lopët përfundon me dhunë, lëndohet rëndë një 67-vjeçareMaqedoni · 1 ditë më parë
E përndiqte 38-vjeçaren nga Tetova dhe e kërcënonte se do t’ia merrte fëmijët, arrestohet 49-vjeçari nga GostivariMaqedoni · 2 ditë më parë
U kap duke vozitur në kahun e kundërt në Shkup, policia arreston 87-vjeçarinMaqedoni · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.













