Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Operacioni “Heshtja”, arrestohet ish-ministri i njohur i Kosovës

Operacioni “Heshtja”, arrestohet ish-ministri i njohur i Kosovës

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndaluar në operacionin e djeshëm policor të koduar “Heshtja” në rajonin e Prishtinës.

Burime të KALLXO-s brenda Policisë së Kosovës kanë konfirmuar se Haraqija është njëri nga personat e ndaluar në këtë operacion antidrogë.

Policia e Kosovës njoftoi se gjatë këtij operacioni janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar, ndërsa një person tjetër është liruar në procedurë të rregullt.Gjatë bastisjeve janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, sasi të tjera të substancave të dyshuara narkotike, rreth 16 mijë euro para të gatshme, gjashtë vetura, ora luksoze, stoli të çmuara, një armë zjarri dhe pajisje të tjera.

Sipas Policisë, vlera e përgjithshme e substancave narkotike dhe aseteve të sekuestruara vlerësohet në rreth 301 mijë euro.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme