Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Arrestohet ish-ministri, gjenden 17,7 milionë euro të fshehura

Arrestohet ish-ministri, gjenden 17,7 milionë euro të fshehura

Secili që është i lidhur me politikë, korrupsion e hajni duhet ta di edhe këtë, që një ditë ndoshta duhet të dëshmojë prejardhjen e parave të pista!

Autoritetet hungareze kanë gjetur rreth 17.7 milionë euro para të gatshme gjatë hetimeve për korrupsion ndaj ish-ministrit të Zhvillimit, Miklós Seszták. Ai ka shërbyer në qeverinë e ish-kryeministrit Viktor Orbán nga viti 2014 deri në vitin 2018.

Paratë janë gjetur në forinta, euro dhe dollarë, të fshehura në vende të ndryshme, madje edhe në male, ku ishin futur nën tokë, në objekte si hambarë, apo dhe depo bujqësore dhe shtëpi banimi.

Hetuesit dyshojnë se Seszták ka përfituar rreth 34 milionë euro ryshfete dhe pagesa korruptive. Ai u arrestua në shtator, por vazhdon t’i mohojë akuzat.

Lexo edheVLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni!

Zbulimi vjen në një periudhë kur qeveria e re e kryeministrit Péter Magyar po intensifikon luftën kundër korrupsionit të dyshuar gjatë viteve të sundimit të Orbánit.

Që nga zgjedhjet, në Hungari janë arrestuar tre ish-ministra. Këtë javë u arrestua edhe vëllai më i vogël i Viktor Orbánit, Áron Orbán, ndaj të cilit janë ngritur akuza për trafikim njerëzish dhe mashtrim me viza.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme