Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Legjenda e futbollit në garë për president të Gjermanisë?

Legjenda e futbollit në garë për president të Gjermanisë?

Partia gjermane e ekstremit të djathtë „Alternativa për Gjermaninë“ (AfD), e cila aktualisht renditet ndër partitë më të pëlqyera në vend, ka propozuar ish-futbollistin Thomas Berthold si kandidat për president të Gjermanisë. Zgjedhjet presidenciale janë caktuar të mbahen më 30 janar, përcjell tetova1

Lajmin e bëri të ditur bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, përmes një postimi në rrjetin social X, duke e cilësuar Bertholdin si një „kampion bote pa përkatësi partiake“.

Në një deklaratë të përbashkët, Weidel dhe bashkëkryetari tjetër i partisë, Tino Chrupalla, shpjeguan se kanë zgjedhur qëllimisht një kandidat që nuk është anëtar i asnjë partie politike, me synimin për të mundësuar një fillim të ri në krye të shtetit.

Gjatë periudhës 1985–1994, Berthold zhvilloi 64 ndeshje me përfaqësuesen e Gjermanisë, duke shënuar një gol. Ai ishte gjithashtu pjesë e ekipit gjerman që fitoi Kampionatin Botëror të Futbollit në Itali, në vitin 1990./tetova1.mk

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme