Shqiperi

Rama falënderon Erdoganin: Ejvallah!

Autori

Autori

Portali Tetova

October 10, 2024, 01:10

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama mbajtën këtë të Enjte deklaratë të përbashkët për shtyp në Tiranë. Fjalën e tij kreu i qeverisë shqiptare e nisi me një falënderim në ndaj Erdogan për vizitën e sotme.

“Së pari dua të përsëris edhe njëherë për të disatën herë qysh kur Presidenti ka ngjitur shkallët e kësaj godine, falënderimet dhe shprehjen më të sinqertë të mirënjohjes për vizitën sot në Tiranë, sëbashku me një pjesë të ekipit të tij qeveritar. Ejvallah!”

Rama theksoi se ambicia aktuale është që niveli i shkëmbimeve tregtare mes vendeve është kapja e tavanit 2 milion euro.

“Jam vërtet shumë i kënaqur që zhvilluam takimin e dytë të Këshillit të Nivelit të Lartë të Bashkëpunimit ku jo vetëm forcuam bindjen për ta forcuar këtë bashkëpunim, por mundëm të vlerësojmë zbatimin konkret të marrëveshjeve të bëra dhe potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj marrëdhënieje. Presidenti turk e përsërit sa herë takohemi, që niveli i shkëmbimeve tregtare mes Turqisë dhe Shqipërisë nuk e pasqyron si duhet potencialin mes dy vendeve.

Ambicia jonë është që sa më shpejt ne të arrijmë tavanin e 2 mln eurove për të çelur një fazë të dytë më edhe më shumë zhvillim të këtyre shkëmbimeve. Ndava kënaqësinë që në terësinë e zhvillimit të turizmit në vendin tonë, numri i qytetarëve turq që e kanë vizituar Shqipërinë gjatë 8 muajve të parë të vitit është rritur me 85%. Nga ana tjetër duke parë interesimin në rritje të agjencive turistike të vendit mik ne jemi besimplotë që vitin e ardhshëm që ky numër do jetë ende më mbresëlënës. Ramë plotësisht dakord që duhet të bëhet më shumë për investime nga ana turke në sektorin e turizmit ku e dijmë të gjithë dhe falë zotërisë në krahun tim, Turqia ka bërë një transformim marramendës dhe është kthyer në një vend që jo thjesht mikpret, por ka një kapacitet të dijes në nivelin e ekselencës që për ne do të ishte shumë i vyer.”

/tvklan.al

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”

Më shumë nga kategoria

IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_2113
Erdogan: I lutem Zotit që Xhamia e Namazgjasë, të sjelli dobi për të gjithë shqiptarët
IMG_2097
Daçiqi në Kumanovë i dhuroi Dimitrievskit Fiço me mbishkrimin “MILICIJA”
IMG_2099
Nis ceremonia për inaugurimin e xhamisë së re të Namazgjasë, Rama dhe Erdogan të shoqëruar nga bashkëshortet
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2084
Erdogan: Xhamia e Namazgjasë, dhuratë për popullin shqiptar
IMG_2085
Rama falënderon Erdoganin: Ejvallah!

DIASPORA