Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Familja e Jakup Krasniqit falënderon të gjithë për solidaritetin dhe mbështetjen

Familja e Jakup Krasniqit falënderon të gjithë për solidaritetin dhe mbështetjen

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që i qëndruan pranë familjes së tij gjatë ditëve të fundit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka falënderuar, në emër të familjes, të gjithë ata që u solidarizuan me ta dhe ofruan mbështetje gjatë qëndrimit të Jakup Krasniqit në Kosovë.

“Në emër të familjes, shpreh mirënjohjen dhe falënderimin tonë për secilin prej jush që, në këto momente të vështira për familjen tonë, u solidarizuat me ne dhe na dhatë forcë”, ka shkruar Krasniqi.

Jakup Krasniqi është larguar të shtunën nga shtëpia e tij në Prishtinë, pas përfundimit të vizitës katërditore pranë familjes.

Lexo edhe“Hyn mrena”: Incident te shtëpia e Jakup Krasniqit, raportohet se pjesëtari i EULEX-it ia drejtoi armën një familjari të tij

Nën masa të rrepta sigurie, ai është përcjellë drejt aeroportit për t’u kthyer në Hagë, ku mbahet në kuadër të procesit gjyqësor në Dhomat e Specializuara.

Largimi i tij është shoqëruar me emocione, lot dhe përqafime. Djali dhe vajza e tij e kanë përshëndetur te dera e shtëpisë, ndërsa familjarët e tjerë e kanë përcjellë nga ballkoni.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, Krasniqi ka kaluar kohë me familjen, nën mbikëqyrjen e pjesëtarëve të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Më shumë për këtë

Përfundon vizita e Jakup Krasniqit, EULEX-i largohet nga shtëpia e tijLajme · 3 ditë më parëJakup Krasniqi për vizitë në shtëpinë e tij në Kosovë, ja pse!Lajme · 3 ditë më parë“Çka ka me hangër?” – Dua Lipa zbulon shprehjen shqipe që dëgjohej më së shpeshti në familjen e sajShowbiz · 2 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme