Një incident raportohet të ketë ndodhur jashtë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në lagjen “Velania” të Prishtinës, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë për arsye familjare.
Sipas Klan Kosovës, një pjesëtar i EULEX-it dyshohet se i ka drejtuar armën një familjari të Krasniqit, i cili ndodhej jashtë shtëpisë.
Sipas të njëjtit raportim, pjesëtari i EULEX-it i kishte kërkuar familjarit të futej brenda, duke i thënë: “Hyn mrena”.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur familjarët po prisnin që Krasniqi të dilte nga shtëpia për t’u nisur me automjet drejt EULEX-it.
Ish-kryetari i Kuvendit po qëndron në Kosovë për vizitë familjare, pas marrjes së lejes për të vizituar vendlindjen. Gjatë gjithë kësaj vizite, ai është nën përcjelljen e EULEX-it.
Më shumë për këtë
Jakup Krasniqi për vizitë në shtëpinë e tij në Kosovë, ja pse!Lajme · 2 ditë më parë
Sherri familjar kulminon në incident të rëndë, 35-vjeçari sulmon vëllanë e tij me thikëMaqedoni · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












