Berat Imeri zyrtarisht është trajneri më i ri i Besës së Dobërdollit.
Lajmin e ka bërë të ditur Besa e cila i ka dëshiruar mirëseardhje në klub Imerit.
Imeri më herët ishte trajner i Voska Sportit në sezonin 2022/2023, teksa arriti që ta inkuadrojë ekipin në elitë.
Ndryshe debutimi i Imerit në pankinën e Besës do të jetë në ndeshjen me Vardarin.