Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Shkëndija fiton Besën, Shkupi mundet nga Voska në Ohër

Mesdita e kësaj të mërkure ka sjellur ndeshjet e xhiros së 12-të në elitën e futbollit vendor.

Shkëndija në Tetovë ka marrë fitore përballë Besës së Dobërdollit, duke triumfuar me rezultatin 2:1. Florent Ramadani dhe Besart Ibraimi shënuan për kuqezinjtë, teksa golin për Besën e gjeti Bashkim Velija.

Ndërkohë në Ohër, Shkupi është mundur nga Voska Sport me shifrat 3:1. Jahja shënoi golin e parë për ekipin nga Ohri, teksa dy golat tjerë erdhën nga Jahiji dhe Vukoviq, përderisa për Shkupin rrjetën e gjeti Tamba.

Kampionët në fuqi, Struga kanë fituar me rezultat minimal 1:0 në transfertën ndaj Tikveshit. Vardari u mund nga Brera me shifra 0:1, pa fitues u mbyllën takimet Gostivari – Pelisteri 0:0 dhe Sileksi – Rabotniçki 1:1.

Lexo edheKF Shkëndija mban një minutë heshtje dhe homazhe në nderim të Agron Memedit para ndeshjes me Sileksin

Edhe pas kësaj xhiroje, Rabotniçki vazhdon të kryesojë renditjen me 24 pikë, duke u ndjekur nga Shkëndija me një pikë më pak dhe Sileksi e Gostivari që kanë nga 21 pikë.

Më shumë për këtë

I jepet lamtumira e fundit ish-futbollistit të Shkëndijës dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Agron MemediMaqedoni · 1 javë më parëZjarr i ri në Bit Pazar të Shkupit, kësaj radhe digjet një “Audi”Maqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme