Kosove

Osmani: Taktikat e Serbisë nuk e ndryshojnë realitetin e pakthyeshëm të Kosovës

Autori

Autori

Portali Tetova

November 15, 2024, 11:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur “taktika” për destabilizim masat që Serbia në tetor i miratoi lidhur me Kosovën.Ajo ka theksuar se Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë për ta ndryshuar realitetin e pandryshueshëm për Kosovën e pavarur.

“Serbia nuk ka asnjë juridiksion as gjyqësor e as territorial mbi Kosovën që nga viti 99. Edhe ende pa u shpallur Kosova e pavarur më 2008, rezoluta 1244 ia ka marrë çdo lloj juridiksioni në atë kohë Jugosllavisë dhe fillimisht ka vendosur kompetencat në kuadër të prezencës civile dhe ushtarake dhe nga viti 2008 i vetmi shtet që ka juridiksion mbi këtë territor është Republika e Kosovës, gjë e konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Këto janë tendenca, taktika të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe rajonin dhe ajo që dëshmohet më së miri përmes këtyre veprimeve është që Serbia akoma e ka mendësinë e viteve 90, një mendësi që synon t’i destabilizojë shtetet fqinje, megjithatë realiteti është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm dhe Serbia nuk do të mund të arrijë asgjë me këtë”, ka thënë Osmani.Qeveria serbe ka miratuar një projektligj për, siç e ka quajtur ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera të territorin e Kosovës.

Përveç këtij, ajo ka miratuar edhe një vendim përmes së cilit e shpalli Kosovën si “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.E, ndërkohë me gjithë kritikat e ndërkombëtarëve, këta të fundit nuk arritën ta bindnin Serbinë që të heqë dorë nga to. Beogradi zyrtar ka shprehur qëndrimin se do ta mbajë në fuqi vendimin për ta shpallur Kosovën “zonë të veçantë sociale” dhe se do ta miratojë në Kuvend ligjin për juridiksionin mbi veprat penale në Kosovë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2061
Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli
bastet turqi1
Skandal BASTESH në Turqi, pjesë e skemës MAFIOZE edhe klube nga Maqedonia!
IMG_1881
Sulmuesi i Shqipërisë po bëhet baba, e zbulon gjininë e foshnjës në ”Air Albania” (Video)
IMG_1825
Milenko Nedellkovski emërohet drejtor ekzekutiv në KF “Vardar”, tifo grupi “Komitët” kundër këtij vendimi
a9f85968-75d6-431c-ae13-1215c4e24120
Shkupjani Feta Fetai: Ëndrra e çdo fëmije shqiptar është të luajë me Kombëtaren!

Më shumë nga kategoria

IMG_1825
Milenko Nedellkovski emërohet drejtor ekzekutiv në KF “Vardar”, tifo grupi “Komitët” kundër këtij vendimi
a9f85968-75d6-431c-ae13-1215c4e24120
Shkupjani Feta Fetai: Ëndrra e çdo fëmije shqiptar është të luajë me Kombëtaren!
IMG_1722
Maqedonia, grumbullimi dhe përgatitjet për sfidat e nëntorit
IMG_1501
Austri/ Lavdrim Rexhepi nga Kumanova shënoi fitore me nokaut
IMG_1497
Ndeshja numër 100 me Granadën, Uzuni: Lider në fushë, punoj për të gëzuar tifozët
IMG_2336
Rreth 200 mijë qytetarë deri në fund të vitit duhet t’i ndërrojnë patentat e shoferit
IMG_2332
53-vjeçari nga Shkupi gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
IMG_2319
Alarmante! 18 raste të “zhugës” në Kumanovë gjatë tetorit
IMG_2316
Mickoski: Akuzat e BDI-së, irritojnë ndërkombëtarët dhe qytetarët
IMG_2295
Dehari me letër drejtuar Mickoskit: Në mbledhjen e Bordit pritet të bëhet largimi im, shpresoj se do të ma mundësoni të vazhdoj pa pengesa angazhimin tim
IMG_2293
Një vajzë 20-vjeçare nga Piroku ka mbetur e plagosur rëndë pasi BMW-ja e saj ka dalë nga rruga