Kosove

Vjosa Osmani ia “tregon dhëmbët” Qeverisë Kurti

Autori

Autori

Portali Tetova

November 21, 2024, 10:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpotitur Qeverinë Kurti në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës. Osmani, pos tjerash, ka pasur kritika për mënyrën se si po trajtohen aleatët ndërkombëtare dhe për mirëqnien e ushtarëve të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës (FSK).

Osmani ka thënë në prezencë të Kurtit, deputetëve të VV’së dhe ambasadorëve se aleatët nuk janë për të luajtur bixhoz me ta, e as për tallje, shkruan Insajderi.

“Aleancat janë këtu për të na mbrojtur, prandaj luajtja bixhoz me to e cënon vetë mbrojtjen e Republikës sonë. Shihni deklarimet e liderëve të super fuqive botërore. Do të shihni qindra deklarata se çdo sfidë e tejkalojnë bashkë me aleatët… asnjëherë s’e kam mirkuptuar as mirëkuptuar sulmin e talljen ndaj tyre për të arritur pushtet”, deklaroi ndër të tjera Osmani.

Tutje, ajo ka thënë se anëtarësimi në organizata ndërkombëtare duhet të jetë prioritet për vitin e ardhshëm.

Pos tjerash, presidentja ka pasur kritika edhe për mënyrën se si janë trajtuar ushtarakët e FSK’së. Ajo ka thënë se ushtari që qëndron pas armës duhet të jetë i motivuar dhe i mbështetur nga dora e shtetit.

“Përderisa ushtria tonë çdo ditë po furnizohet me armatim modern dhe po forcon kapacitetet për mbrojtjet e vendit, nuk duhet të harrojmë se kapaciteti dhe pasuria më e madhe që ka Kosova janë pikërisht njerëzit brenda saj. Prandaj, mirëqenia ekonomike dhe sociale e ushtarakëve tonë duhet po ashtu të shndërrohen në prioritet. Jo rastësisht në ushtri flitet vetëm për rekrutim, por edhe për konceptin e rekrutimit të mbajtjes së atyre që janë rekrutuar. Prandaj kam mbështetur vazhdimisht kërkesat që të mbulohen kërkesat e ushtarakëve tanë. Ai ka kuptim kur mbrapa armës qëndron ushtaraku i motivuar dhe i mbështetur”, tha më tej në Kuvend ajo..

E para e vendit po ashtu përmendi edhe pasivizimin e adresave në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc ku kërkoi reagim më të ashpër nga ndërkombëtarët. /Insajderi.org/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
IMG_3705
Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas
IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë

Më shumë nga kategoria

IMG_3705
Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas
IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së
IMG_2523
Maqedonia mbyll me fitore garat në grup, mund edhe Ishujt Faroe
IMG_2061
Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli
bastet turqi1
Skandal BASTESH në Turqi, pjesë e skemës MAFIOZE edhe klube nga Maqedonia!
IMG_4145
Nervozohet Blerim Bexheti: Do ti padis të gjitha mediat për shpifje
IMG_4143
Rriten kontrollet në pikë pagesat e Maqedonisë, gjoba nga 200 euro për ato që nuk paguajnë
IMG_4139
Një bombol gazi shpërtheu në Shkup, një grua dërgohet në spital me lëndime
IMG_4089
Ahmeti takoi ambasadorin norvegjez në Kroaci: Rajonit i duhet stabilitet dhe pajtim
IMG_4131
Arsovska nuk do të kandidoj edhe për një mandat: Nuk mund të punoj me njerëz që sabotojnë dhe bllokojnë
IMG_4126
Mexhiti: 20 milion euro për garazhin nëntokësor te sheshi Skenderbeu në Shkup