Maqedoni

Pas akuzave të ASH së Selës për nepotizëm, reagon ashpër Fatmir Limani

Autori

Autori

Portali Tetova

December 3, 2024, 10:12

Pas akuzave nga Aleanca për Shqiptarët e krahut të Ziadin Selës përmes një komunikate se nepotizmi dhe partizimi i institucioneve shtetërore dhe publike është agjenda kryesore e funksionarëve të koalicionit VLEN, ka reaguar Fatmir Beqir Limanipërmes një postimi në Facebook:

Postimi i plotë nga Fatmir Beqir Limani, Ministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë:

Pas dorëheqjes nga të gjitha pozitat duhej të siguroja mirëqenien familjare pavarsisht forcës fizike, me të cilën disponoja pas një trajtimi….

Në vend të përkuljes përzgjodha largimin e përkohshëm nga vendlindja, për të gjetur punë dhe të siguroja mjete, të cilat më vonë do të shërbenin të zhvillojmë fushatën kundër satrapit të shëndrruar në diktatorin miop…

Ditën punoja në ndërtimtari me gurë dhe mbrëmjeve organizoja takim-tubime me bashkatdhetarë që jetojnë e veprojnë në Zvicër, Gjermani e Austri….

UDB-ashët e BDI-së, i janë gëzuar burgosjes time, vrasjes së babait, dëbimit të familjarëve në mërgim dhe të gjitha llojeve të torturave që kemi përjetuar…, por kurrë s’kanë ditur të vlerësojnë flijimin, përkushtimin, përgatitjet, ngritjen…, e kujtdo anëtari të familjes tonë.

Sot, lexova artikuj të ndryshëm në lidhje me tre anëtarë të familjes që i paskësha “rehatuar”, por harrojnë që s’janë punësime të tanishme, e për të cilat shpifje do të përgjigjen së shpejti në të gjitha mënyrat…. Nuk shpëtoni nga burgjet sikur të ngritën nga varret edhe spiunat e divizioneve partizano-titiste, të cilët ishin doras të çetave të Ballit. Jam në këtë pozitë dhe shpejt e braktisë (e dini ju, o mjerana..).., dhe të lehtë e kam t’i rikthehem veprimtarisë së mot’shme, por s’di ku do gjeni vendin pastaj…
Vjedhjet, reketimet, hajnia, vrasjet…, do t’i paguani së shpejti dhe nuk u shpëtojnë portalet e paguara, televizionet e blera…. Shihemi së shpejti…. !!!

*P.S.: ndërtuam të gjitha me duarët tona, për të mos u përulur, me Nënën, Fëmijët, Vëllezërit…, dhe s’jemi me prejardhje hajdutësh si lloji juaj që u rritën duke bërë hajmali…

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi

Më shumë nga kategoria

IMG_3945
Flamuri shqiptar valëvitet në Kampionatin ballkanik të boksit në Serbi
IMG_3714
Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së, Behgjet Hetemi
IMG_3705
Piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen, fiton titullin e botës në Formula 1 në Las Vegas
IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
Türkiyenin #1 Canlı Casinoları Gerçek Krupiyeli Online Casinolar
Leonbet ᐉ Επίσημη Ιστοσελίδα, Παίξτε Online Δωρεά
IMG_5868
Toshkovski: Policia punon në zbardhjen e incidenteve me përdhosjen e flamujve
"turecko: Online Kasina A New Bonusy 202
Казино Пин Ап Официальный Сайт Pin Up Casino Играть Онлай
IMG_5853
Tetovë, 60-vjeçari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasje e dyfishtë në Çellopek