Kosove

Kurti: Grenell më kundërshton që 5 vjet, Trump s’e ka prioritet të lartë Ballkanin

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 19, 2025, 01:02

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një intervistë të dhënë së fundi ka folur për Administratën Trump dhe emisarin e veçantë për misione speciale, Richard Grenell. Lideri i Vetëvendosjes – i cili ka vendosur në krizë marrëdhëniet me ShBA-në edhe gjatë administratës Biden – tha se përfaqësuesi i Lartë amerikan e ka sulmuar në vazhdimësi tash e pesë vjet.

Derisa qëndroi në Munih, Kurti foli në “Table Briefings”, aty ku u pyet për presidentin e ri, Donald Trump, për të cilin tha se “e ka prioritet të ulët” Ballkanin Perëndimor.

“Megjithatë, përshtypja ime është që presidenti Trump po mundohet që të sjellë një zgjidhje mes Ukrainës e Rusisë, më shumë së shpejti sesa më vonë, për shkak të një prioriteti të lartë që ai e ka, që është Kina. Më shumë se prioritetet e ulëta që i ka ai, më saktësisht Ballkani. Pra vëmendja që ai po ia jep agresionit rus ka të bëjë me prioritetin e tij absolut në çështjet ndërkombëtre, që është ajo se si ShBA-ja do të merret me ngritjen e Kinës në shekullin XXI dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë me Ballkanin Perëndimor, ku të gjitha gjashtë shtetet bëjnë sa popullsia e Holandës” – tha ai, transmeton Nacionale.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje tha se emisari amerikan, Richard Grenell “e ka kundërshtuar” që nga viti 2020 dhe e vazhdoi këtë edhe gjatë fushatës zgjedhore.

“Sa i përket emisarit të veçantë Grenell, që nga viti 2020 ai ka qenë shumë i hapur kundër meje. Kundërshtimi i tij ndaj meje si politikan dhe kryeministër, nuk ka nisur gjatë fushatës. Ka qenë i vazhdueshëm gjatë këtyre pesë viteve të fundit, por nuk ndaloi as gjatë fushatës. Sidoqoftë, ne konsiderojmë që ShBA është aleati ynë, mik i veçantë, dhe partner vendimtar”.

Për katër vjet, Kurti kurrë në Shtëpinë e Bardhë e as në takime të nivelit të lartë

Për katër vite sa ishte kryeministër, Albin Kurti nuk ka pasur asnjë vizitë në Shtëpinë e Bardhë, derisa edhe gjatë asaj kohe sa vizitoi ShBA-në, nuk pati takime të nivelit të lartë.

Gjatë fushatës zgjedhore, Kurti kishte kërkuar votë nga qytetarët duke thënë edhe këtë:

“Kurrë më të mira marrëdhëniet me ShBA-në se me qeverinë time”.

Megjithatë, edhe zyrtarët e administratës Biden kishin pasur kritika të ashpra për Kurtin. Ish-emisari amerikan, Gabriel Escobar kishte përmendur faktin se kryeministri i Kosovës nuk pritet në Uashington.

“Po kalojmë në vitin e dytë, ndoshta edhe vitin e tretë, dhe nuk ka pasur takime të nivelit të lartë mes askujt në Qeverinë e Kosovës dhe dikujt në administratën amerikane”.

“Pra, ky duhet të jetë gjithashtu një tregues për njerëzit se ku është marrëdhënia” – kishte thënë ai.

Në anën tjetër, ndihmës-sekretari amerikan, James O’Brien, kishte pasur një paralajmërim për Qeverinë e Albin Kurtit.

“Ai kuptoi shqetësimet, premtoi se do të punonte për to, por qartazi vendosi miratimin e vendimit. Nëse ai nuk na trajton si partner, kjo ngre pikëpyetje nëse ne mund ta konsiderojmë këtë qeveri si partnere”.

Se marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në ishin prekur pas veprimeve të Kurtit në veri, kishte konfirmuar edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

“Jam i shqetësuar që ka deklarata pas kësaj interviste të O’Brien, që sugjerojnë që marrëdhënia mes Kosovoës dhe ShBA-së nuk është prekur dhe se nuk do të prekur nga kjo situatë, më duhet të jem i qartë që kjo thjeshtë nuk është e vërtetë. Kjo nuk është situata”.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë

Më shumë nga kategoria

IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë
IMG_5355
Shkëndija reagon ndaj referimit në duelin kundër Vardarit
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_4717
Pal Dreshaj, presidenti i skuadrës shqiptare në Mal të Zi që e dërgoi në majat e suksesit
IMG_5875
Myqereme Rusi i bashkohet Izet Mexhitit dhe LD-së
IMG_5871
Bekim Fazliu: Fati i punësimeve të shqiptarëve nuk guxon të lihet në dorë të një DELEDASHI të “ZNAM”-it
IMG_5859
Njihuni me Selim Çerkezin nga Gostivari i cili jeton në Zvicër, para pak kohe ka botuar romanin "The Killing Farm", të përkthyer në gjuhën angleze
IMG_5853
Mexhiti i kundërpërgjigjet Minçevit: Të konvenon ose jo 750 shqiptarë që kam premtuar do të punësohen
IMG_5851
Parandalohet kontrabandë në Han të Elezit, arrestohen dy shtetas të Maqedonisë dhe një i Kosovës
IMG_6372
Vetëplagoset polici në Shkup