Trendy

Qeveria emëroi 9 ambasadorë të rinj, ja kush janë

Para 4 orë

Ish-ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtazani, do të jetë ambasadori i ri i Maqedonisë në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai është një nga nëntë ambasadorët e rinj, emrat e të cilëve u miratuan në mbledhjen e sotme të Qeverisë, shkruan Sitel përcjell tetova1

Sipas burimeve të Sitel, ambasadore e re në Londër do të jetë Ilina Mangova, e cila ka një karrierë të pasur në sektorin joqeveritar, duke qenë pjesë e udhëheqjes së Institutit Ndërkombëtar Republikani (IRI).

Të tjerët janë diplomatë me përvojë, që kanë punuar gjatë viteve në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Mes tyre është edhe Linda Salieska Iljazoska, aktualisht pjesë e kabinetit të ministrit Mucunski, me rreth 20 vjet karrierë diplomatike dhe shumë misione në përfaqësitë diplomatike në Evropë. Pas përfundimit të procedurave, ajo do të bëhet ambasadorja e re e Maqedonisë në Hagë.

Sipas ligjit, të gjithë nëntë kandidatët duhet të prezantojnë planet e tyre para Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvend, pas së cilës Presidenteja Siljanovska do t’i dërgojë zyrtarisht në misionet diplomatike. Sipas burimeve tona, lista e ambasadorëve të rinj është tashmë e koordinuar mes Presidentes Siljanovska, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Qeverisë.

Përveç nëntë ambasadorëve, Qeveria vendosi sot të emërojë edhe dy persona për konsullatat në Melburn dhe Selanik.

Nga më parë janë të njohur emrat e Vele Trpevski si ambasador në Tiranë, Andrijana Cvetkoviç në Tokio, Dimitar Blazhevski në Kiev dhe Fadil Zendeli në Kopenhagen. Edhe ata presin të mbrojnë platformat e tyre në Kuvend.

Pas përfundimit të të gjitha procedurave, numri i diplomatëve të dërguar gjatë mandatit të Mucunskit do të arrijë 18. Prej tyre, mbi 60% ose gjithsej 11 ambasadorë dhe konsuj janë diplomatë me karrierë, duke e çuar përpara profesionalizimin e rrjetit diplomatik dhe duke respektuar ligjin e ri për Punë të Jashtme, i cili parashikon që të paktën gjysma e ambasadorëve të jenë diplomatë profesionistë./tetova1.mk

Trending