Trendy

Eskluzive: Mbi 10 doktor shkencash në kryesi të VLEN

Para 2 orë

Nesër pritet të mbahet konventa përbashkuese e lëvizjes VLEN, ku pesë subjekte politike do të shkrihen në një të vetme, duke hapur një kapitull të ri në skenën politike shqiptare.

Burime të sigurta për Tetova1 konfirmojnë se në kryesinë e VLEN janë të përfshirë mbi dhjetë personalitete me titullin doktor shkence, një fakt që i jep peshë akademike dhe kredibilitet të veçantë strukturës së re. Kjo përbërje e bën VLEN-in një ndër subjektet me bazë intelektuale më të fortë në vend.

Konventa e nesërme do të jetë momenti vendimtar ku vizioni i përbashkët do të prezantohet para opinionit publik, duke shënuar një hap të madh drejt konsolidimit të forcave politike shqiptare në një të vetme./tetova1.mk

Trending