Mbi 26 mijë qytetarë që kanë marrë kredi të shpejta dhe më pas kanë paguar tarifa shtesë për vërejtje për shkak të vonesave në këste, do t’i marrin paratë e tyre mbrapsht. Inspektorati Shtetëror i Tregut ka konstatuar se 12 shoqëri financiare kanë arkëtuar në mënyrë të paligjshme këto tarifa dhe tani janë të detyruara t’ua kthejnë klientëve më shumë se 140 milionë denarë, ose rreth 2.3 milionë euro, përcjell tetova1
Në procesin e rimbursimit janë përfshirë mbi 26 mijë qytetarë. Shoqëritë financiare do të kenë afat prej 30, 60 ose 90 ditësh për kthimin e mjeteve, në varësi të numrit të klientëve që duhet të kompensohen.
Qytetarët nuk do të kenë nevojë të paraqiten në zyrat e kompanive financiare apo të dorëzojnë kërkesa të veçanta. Vetë kompanitë janë të obliguara t’i kontaktojnë klientët dhe t’ua kthejnë paratë, ndërsa Inspektorati Shtetëror i Tregut do të mbikëqyrë nëse ky detyrim po zbatohet.
Drejtori i Inspektoratit, Vllatko Stojkoski, bëri të ditur se kontrollet e deritanishme kanë përfshirë 27 shoqëri financiare të licencuara dhe periudhën nga viti 2023 deri në vitin 2026. Sipas vlerësimeve të tij, shuma që duhet t’u kthehet qytetarëve mund të arrijë deri në 200 milionë denarë, përkatësisht rreth 3.25 milionë euro.
Lexo edheGjoba dhe ndalim 30 ditor për dy kompani të kredive të shpejtaPërveç arkëtimit të paligjshëm të tarifave, inspektorët kanë konstatuar edhe praktika të padrejta tregtare në 18 shoqëri financiare. Për këto raste janë shqiptuar urdhërpagesa në vlerë prej mbi 3.5 milionë denarësh. Ndërkaq, në dy shoqëri janë evidentuar edhe parregullsi në evidencën kontabël, për të cilat është njoftuar Ministria e Financave.
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, paralajmëroi se shoqëritë financiare që nuk do t’i përmbushin detyrimet e tyre do të përballen me masa ligjore, përfshirë edhe mundësinë e mbylljes së tyre.
Nga Inspektorati, për momentin nuk bëjnë të ditur emrat e kompanive ku janë konstatuar parregullsi, pasi kontrollet janë ende në vazhdim.
Gjithashtu, janë paralajmëruar kontrolle edhe në sektorin bankar, veçanërisht në pjesën e tarifave dhe provizioneve që u faturohen klientëve./tetova1.mk
Më shumë për këtë
45.2 milionë denarë shtesë për kompanitë në Maqedoni nga kredia hungarezeMaqedoni · 1 javë më parë
IRL: “Burra me të zeza“ në kërkim të borxheve të kredive të shpejta, dëshmi tmerruese nga viktimat e këtyre rasteveMaqedoni · 7 orë më parë
Vetëm vitin e kaluar qytetarët kanë lënë mbi 100 milionë euro në spitalet privateShëndet · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












