Një milion cigare pa pulla akcize, me vlerë prej rreth 9 milionë denarësh, janë sekuestruar në pikën kufitare të Bogorodicës, ndërsa drejtuesi i kamionit, shtetas i Serbisë, është ndaluar dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Drejtorisë së Doganave, Mustafa Dauti, i cili ka njoftuar se aksioni është realizuar pas dyshimeve të zyrtarëve doganorë dhe kontrollit të detajuar të një kamioni transporti që kishte hyrë në vend i deklaruar për transit me ngarkesë granulatesh propileni.
Gjatë kontrollit, në automjet janë zbuluar 100 kuti kartoni me gjithsej 5.000 steka cigare të padeklaruara, pa pulla akcize.
Sipas njoftimit, me këtë aksion është parandaluar shmangia e detyrimeve të importit në vlerë prej 13,7 milionë denarësh. Departamenti i Hetimeve ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Gjevgjeli ndaj drejtuesit të kamionit për veprën penale të kontrabandës.
Lexo edheÇdo i dyti i rritur në Maqedoninë e Veriut pi duhan, shpenzon rreth 4.800 denarë në muaj për cigare!Ky është rasti i dytë gjatë këtij viti në pikën kufitare të Bogorodicës ku autoritetet doganore parandalojnë kontrabandimin e një sasie kaq të madhe cigaresh pa pulla akcize.
Aksioni është pjesë e aktiviteteve të vazhdueshme të Drejtorisë së Doganave për luftimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit, përmes kontrolleve të shtuara kufitare, mbikëqyrjes së tregut të brendshëm dhe hetimeve ndaj personave të përfshirë në veprimtari të tilla.
Më shumë për këtë
Doganat e Maqedonisë konfiskuan 470 produkte kozmetike të padeklaruara, me vlerë rreth 149 mijë denarëMaqedoni · 4 ditë më parë
45.2 milionë denarë shtesë për kompanitë në Maqedoni nga kredia hungarezeMaqedoni · 6 ditë më parë
Maqedonia me 78 viktima nga aksidentet rrugore për një milion banorë, ndërsa mesatarja evropiane është 45Maqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












