Trendy

Kush do ta zë vendin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Fetahu? Agon Ferati apo Flakron Bexheti?!

Para 2 javë

Sipas deklarimeve të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, pritet të ketë rishikime në përbërjen e ekzekutivit, përfshirë edhe pozicionin e zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë, që më parë e mbante Arben Fetahu.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se dy emra po shqyrtohen për këtë post: Agon Ferati dhe Flakron Bexheti.

Megjithatë, ende nuk ka konfirmim zyrtar se cili prej tyre do ta marrë detyrën, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të bëhet publik pas konsultimeve brenda koalicionit qeverisës./tetova1.mk

Trending