I shoqëruar nga një delegacion i madh ekonomik, presidenti amerikan Trump arriti në Kinë. Në takimin me udhëheqësin kinez Xi Jinping pritet të diskutohen edhe tema politike, si lufta në Iran dhe çështja e Tajvanit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shoqërohet gjatë vizitës së tijnga një delegacion ekonomik, në të cilin bëjnë pjesë ndër të tjerë edhe drejtori i Nvidia, Jensen Huang, dhe ai i Teslës, Elon Musk.
Xi Jinping rrallëherë bën deklarata para vizitave. Por këtë herë ai bëri një deklaratë gjatë së cilës lë të kuptohet se në botë ka mjaftueshëm vend si për Kinën, ashtu edhe për SHBA-në.
Lista e çështjeve të debatueshme mes dy vendeve është e gjatë: nga gara për udhëheqje në fushën e teknologjisë, tek mosmarrëveshjet tregtare, e deri te çështja e trajtimit të ishullit demokratik të Tajvanit, të cilin Kina e pretendon si të vetin.










