Ka ndërruar jetë stomatologu i njohur nga Tetova, Bedajet Rustemi, një ndër stomatologët e parë shqiptarë në Maqedoni.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka pikëlluar familjarë, miq, kolegë dhe shumë qytetarë që për dekada e njohën si profesionist të përkushtuar dhe njeri të respektuar.
Bedajet Rustemi është i lindur në fshatin Tearc, studimet i ka kryer në Beograd dhe ka lënë gjurmë të rëndësishme në fushën e stomatologjisë dhe konsiderohej ndër pionierët e këtij profesioni te shqiptarët në vend.
Varimi i të ndjerit do të bëhet sot ( e enjte) pas namazit të Iqindis në varezat në Tetovë.
Ngushëllime familjes Rustemi dhe të afërmve










