Kreu i Komunës së Tearcës, Daut Memishi ka bërë të ditur se Ekipi komunal sot ka filluar aksionin për pastrimin e trotuareve dhe se pastrimi do të vazhdojë edhe në rrugët dhe trotuaret brenda fshatrave të komunës
“Pas shumë vitesh, në Komunën e Tearcës po punohet seriozisht për një ambient më të pastër dhe më të rregullt për qytetarët.
Ekipi komunal sot ka filluar aksionin për pastrimin e trotuareve, ndërsa në ditët në vijim aktivitetet do të intensifikohen përgjatë gjithë rrugës kryesore, me qëllim që qytetarët të lëvizin lirshëm dhe sigurt. Pastrimi do të vazhdojë edhe në rrugët dhe trotuaret brenda fshatrave të komunës. Falënderim i veçantë për ekipin e punëtorëve, të cilët me përkushtim, vullnet dhe punë të palodhshme japin maksimumin që Tearca të duket më pastër, më e rregullt dhe më e mirë për të gjithë.
Punojmë çdo ditë për një komunë që e meritojnë qytetarët tanë”, ka shkruar Memishi./tetova1/










