Trendy

Reagon Sami Lushtaku, tregon pse e sulmoi kandidatin e LVV-së

Para 2 orë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar pas incidentit të ndodhur sot në një kafeteri në Skenderaj, ku u raportua për një përleshje mes tij dhe kandidatit për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysni Mehani.

Në reagimin e tij, Lushtaku ka akuzuar pushtetin e kryeministrit Albin Kurti se ka tentuar ta sulmojë përmes, siç i quajti ai, “mekanizmave të tij”.

“Pushteti i Albin Kurtit përmes mekanizmave të tij tentoi që sot të më sulmojë në Skenderaj. E kam një jetë në shërbim të vendit, kurse etiketat si ‘Sami Serbia’ qytetarët nuk i tolerojnë më, prandaj edhe reaguan”, ka deklaruar Lushtaku.

Deklarata e tij vjen pasi LVV pretendoi se Hysni Mehani ishte sulmuar fizikisht nga Lushtaku dhe shoqëruesit e tij në lokalin “Solo” në qendër të Skenderajt.

Deri tani, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me rastin dhe rrethanat e incidentit.

Trending