Trendy
Screenshot

Ndërhyrje e shpejtë e zjarrfikësve në Çair: Shuhet zjarri në një dyqan, një person përfundon në Qendrën Urgjente

Para 1 muaj

Në orët e mëngjesit, në lagjen Çair të Shkupit ka shpërthyer zjarr në një objekt tregtar në rrugën “Serava”, duke shkaktuar intervenim të menjëhershëm të njësive zjarrfikëse. Zjarri është raportuar rreth orës 10:10, ndërsa në vendngjarje kanë dalë ekipet e Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri të Shkupit, përcjell tetova1

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë edhe disa persona, ndërsa situata është vënë nën kontroll pa u përhapur më tej flakët. Megjithatë, gjatë intervenimit një person është ekspozuar ndaj tymit të dendur dhe për shkak të thithjes së tij ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.

I lënduari është dërguar menjëherë në Qendrën Urgjente në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, ku mjekët kanë intervenuar për t’i ofruar trajtimin e nevojshëm./tetova1.mk

Trending