Trendy

Djali i Maduros: Babai im po mbahet në qeli të mbipopulluar në SHBA

Para 1 muaj

Një nga djemtë e presidentit venezuelian, Nicolás Maduro, ka deklaruar se babai i tij po mbahet në një qeli të mbipopulluar në Shtetet e Bashkuara, së bashku me 18 të burgosur të tjerë.

Në një intervistë për “Der Spiegel”, Maduro Guerra tha se fillimisht presidenti venezuelian ishte mbajtur në izolim, ku merrej me ushtrime fizike dhe shkruante një ditar çdo ditë.

“Së fundmi ai është transferuar në një qeli të përbashkët me 18 të burgosur të tjerë. Gjysma e tyre flasin spanjisht. Ai komunikon me ta, shikon televizor dhe po mëson pak anglisht,” tha ai.

Maduro Guerra shtoi se familja ishte befasuar nga operacioni amerikan kundër Venezuelës, duke pretenduar se SHBA përdori teknologji të avancuar ushtarake që vendi i tij “nuk i kishte parë kurrë më parë”.

Sipas raportimeve, më 3 janar 2026, Shtetet e Bashkuara ndërmorën një operacion ushtarak në Venezuelë dhe kapën Nicolás Maduron dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores.

Trending