Trendy

Ndërron jetë prof. Ymer Reka, një nga figurat historike të Shkëndijës

Para 50 minuta

Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare prof. Ymer Reka, një nga njerëzit që qëndroi në themelet e KF Shkëndija dhe sekretari i parë i klubit tetovar.

 

Emri i Ymer Rekës lidhet ngushtë me fillimet e Shkëndijës. Ai ishte pjesë e grupit të intelektualëve dhe veprimtarëve tetovarë që morën përsipër formimin dhe regjistrimin e klubit, në një periudhë kur kjo nismë përballej me shumë pengesa.

 

Reka nuk u shkëput nga Shkëndija as më vonë. Në vitin 1991, gjatë rithemelimit të klubit, ishte pjesë e kryesisë dhe dha kontribut të rëndësishëm organizativ dhe financiar.

 

Për shumë vite, dyqani i tij në qendër të Tetovës ishte edhe një pikëtakim për njerëzit e Shkëndijës, ku diskutoheshin çështjet dhe e ardhmja e klubit.

 

Me ndarjen nga jeta të prof. Ymer Rekës, Shkëndija humbi një nga njerëzit që kontribuuan në ndërtimin e historisë së saj.

Trending