Më 14.05.2026, në orën 15:10, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën “JNA” në Tetovë, automjeti i udhëtarëve “Opel” me targa të Tetovës, i drejtuar nga Q.H. (64) nga fshati Gajre e Tetovës, ka goditur një biçikletë, të drejtuar nga J.H. (63) nga Tetova. Në aksident, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Inspektimi është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.










