Trendy

Netanyahu: Izraeli kontrollon 60% të Gazës

Para 1 muaj

Kryeministri Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli kontrollon aktualisht 60 për qind të territorit të Rripit të Gazës, duke konfirmuar një zgjerim të pranisë izraelite përtej asaj që ishte parashikuar në marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara.

Komentet u bënë gjatë një aktiviteti në Mercaz Harav Yeshiva, me rastin e 59-vjetorit të bashkimit të Jerusalemit, ku Netanyahu foli për zhvillimet ushtarake të dy viteve të fundit.

“Në dy vitet e fundit, i kemi treguar botës çfarë fuqie të jashtëzakonshme ka populli ynë, shteti ynë, ushtria jonë dhe trashëgimia jonë”, tha Netanyahu. “U ngritëm si luan, ulëritëm si luan. Gjëja më e madhe që bëmë ishte thyerja e barrierës së frikës. I sollëm të gjithë pengjet tona në shtëpi, deri tek i fundit. Sot kontrollojmë 60 për qind”, shtoi ai.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor 2025, Izraeli duhej të kontrollonte rreth 53 për qind të territorit të Gazës. Megjithatë, sipas raportimeve dhe vlerësimeve të ekspertëve të terrenit, kjo shifër është rritur gradualisht gjatë muajve të fundit.

Ekspertja e sistemeve gjeografike të informacionit për organizatën Doctors Without Borders (Mjekët pa Kufij), Laurie Bouvier, deklaroi për Haaretz se në tetor Izraeli kontrollonte rreth 53 për qind të territorit, ndërsa aktualisht kjo shifër është zgjeruar në rreth 57-58 për qind.

Sipas saj, nëse përfshihet edhe zona tampon e përcaktuar nga Izraeli – e njohur si “Linja Portokalli”, ku organizatat humanitare duhet të koordinojnë lëvizjet me ushtrinë izraelite – kontrolli efektiv izraelit kalon mbi 60 për qind të territorit të Rripit të Gazës.

Trending