Trendy

Mickoski: Për BE ka edhe kushte të tjera veç ndryshimeve kushtetuese!

Para 2 orë

Qeveria optimiste se do të realizojë agjendën reformuese deri në qershor, por me përfshirjen e LSDM-së. Kryeministri Hristijan Mickoski akuzoi opozitën se po pengon procesin me bllokimin e grupit të punës për kodin zgjedhor. Ai pret që opozita të reflektojë dhe të japë kontributin e saj, pasi, sipas tij, reformat nuk janë vetëm ndryshme në Kushtetutë.

“Shpresoj se do të mbizotërojë arsyeja dhe do të kthehen në grupin e punës dhe do ta miratojmë së bashku këtë ligj reformues, pasi që reformat nuk janë vetëm ndryshime në Kushtetutë. Unë e kuptoj këtë ind të butë të identitetit maqedonas në LSDM, e cila për momentin është udhëheqësia dhe më lehtë e kanë të përulen se sa të punojnë. Por, reformat për në BE nuk janë vetëm bullgarët në Kushtetutë, por ka edhe shumë punë thelbësore, të cilat do të duhet t’i përfundojmë.”, – deklaroi kryeministri, Hristijan Mickoski.

Trending