Trendy

Pesë shtetas të Bangladeshit largohen pa njoftim nga vendet e punës në Tetovë dhe Çellopek

Para 12 orë

Më 16.05.2026, në dy raste të ndara të raportuara në polici, pesë shtetas të Bangladeshit janë larguar në drejtim të panjohur nga vendet e tyre të punës në rajonin e Tetovës.

Në orën 11:50, në Stacionin Policor të Zherovjanit, I.J. nga fshati Çellopek, i punësuar në një kooperativë bujqësore në të njëjtin fshat, ka raportuar se nga kooperativa janë larguar dy shtetas të Bangladeshit, K.A. dhe P.D. Ata ishin të punësuar dhe kishin qëndrim të rregulluar në shtet, por po atë ditë ishin larguar pa i njoftuar përgjegjësit e kooperativës.

Ndërkaq, në orën 12:20, në Stacionin Policor të Tetovës, B.R. nga fshati Dobrosht ka raportuar se tre shtetas të Bangladeshit – A.S., A.M. dhe S.P. – janë larguar në drejtim të panjohur nga një kompani private në Tetovë ku ishin të punësuar. Sipas raportuesit, kur kishte shkuar për t’i marrë dhe dërguar në vendet e punës, kishte vërejtur se ata ishin larguar pa i njoftuar përgjegjësit e kompanisë.

Trending