Trendy

Kjo është rroga mesatare në Maqedoni

Para 3 orë

Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit mars ka shënuar rritje në krahasim me marsin e kaluar, ashtu që rroga neto është 48 433 denarë, ndërsa ajo bruto 72 818 denarë.

“Në muajin mars të vitit 2026, krahasuar me muajin mars të vitit 2025, paga mesatare mujore neto për të punësuar është më e lartë për 8.2 %. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Transporti dhe magazinimi për 15.6 %. Veprimtaritë e patundshmërisë për 12.2 % dhe Informimi dhe komunikimi për 11.6 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Në krahasim me muajin shkurt, rritje më e madhe u regjistrua te transporti dhe magazinimi 10.9 %, veprimtaritë e patundshmërisë 9.1 % dhe informimi e komunikimi 8.5 %.

 

Trending