Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë, ku një kosovar ka humbur jetën. Sipas policisë, motra dhe djali i tij janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, transmeton Klankosova.tv.
Pos tjerash, në njoftimin e policisë u bë e ditur se në aksident ishin përfshirë një kamion dhe një automjet.
“Lezhë/Informacion paraprak. Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Lezhë-Milot, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin A. M., është përplasur me një automjet me drejtues shtetasin kosovar K. B. Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. B., ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa motra e tij, shtetasja F. B., dhe djali i tij, shtetasi F. B., janë transportuar në Spitalin e Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i kamionit, shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.










