Perëndimi i udhëhequr nga NATO-ja po përgatitet në mënyrë aktive për luftë kundër Rusisë, u tha presidenti Vladimir Putin qindra oficerëve më të rinj të ushtrisë ruse.
„Anëtarët e aleancës perëndimore deri më tani janë kufizuar në mbështetjen e Ukrainës. Tani në Perëndim po flitet hapur se po përgatiten për luftë kundër nesh dhe po rrisin buxhetet e tyre ushtarake dhe ofensive“, u tha Putini të diplomuarve të akademive ushtarake ruse të mbledhur në Kremlin.
Për të arsyetuar këtë militarizim, anëtarët e NATO-s dhe BE-së përdorin pretendime të rreme për një kërcënim ushtarak nga Rusia, paralajmëroi Putin.
Gothuajse 40% e shpenzimeve buxhetore të Rusisë aktualisht shkojnë për ushtrinë, armatimin dhe sigurinë.
„Rusia angazhohet për një sistem multipolar të marrëdhënieve ndërkombëtare që garanton sigurinë ushtarake të çdo shteti. Në të njëjtën kohë, ne jemi të gatshëm të përgjigjemi në mënyrë operative dhe të duhur ndaj të gjitha kërcënimeve të jashtme dhe të brendshme“, tha udhëheqësi 73-vjeçar










