Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, i shoqëruar nga nënkryetari i komunës, Albi Qamili, ka pritur në takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, përcjell tetova1
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami bënë të ditur se gjatë takimit është biseduar për sfidat dhe perspektivat e zhvillimit lokal, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy komunave.
Vëmendje e veçantë, sipas Kasamit, iu kushtua realizimit të projekteve ndërkufitare, të cilat synojnë të sjellin zhvillim të qëndrueshëm, shkëmbim përvojash dhe përfitime konkrete për qytetarët në të dy anët e kufirit.
Njoftimi i plotë i Kasamit:
“Sot pata kënaqësinë të mirëpres në takim Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, z. Albert Halilaj. Një mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime dhe përvoja mbi sfidat dhe perspektivat e zhvillimit lokal. Vëmendje e veçantë iu kushtua mundësive për realizimin e projekteve ndërkufitare, të cilat mund të sjellin zhvillim të qëndrueshëm, shkëmbim përvojash dhe përfitime konkrete për qytetarët në të dy anët e kufirit!”, ka shkruar Kasami./tetova1.mk














