Trendy

Dalin emrat e parë të mundshëm të ministrave të VLEN?!

Para 2 orë

Portale të ndryshme këtyre ditëve kanë shkruar dhe lansuar informacione të ndryshme jozyrtare lidhur me rikonstruimin e Qeverisë.

Jozyrtarisht mësohet se po kalkulohen ministri të ndryshme. Në takimin e fundit mes krerëve të VLEN-it dhe kryeministrit Mickoski janë dakorduar që VLEN të marr Ministrinë e Drejtësisë, që deri tani po drejtohet nga Igor Filkov nga radhët e ZNAM.

Po ashtu, pjesë e marrëveshjes është edhe Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, e cila aktualisht udhëhiqet nga Ivan Stoilkoviç.

VLEN po ashtu ka në kombinim edhe Ministrinë e Kulturës dhe Turizimit si dhe ministrinë e Sportit, ndërsa Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës, Politikës Sociale dhe Demografisë pritet t’i kalojnë VMRO-DPMNE-së.

Nga ky rikonstruim VLEN pritet të dal me një resor ministror më shumë sesa ka pasur pasi nuk do të ketë pozicionin e zëvëndëskryeminstirit për qeverisje të mirë, që deri dje e ka mbajtur Arben Fetai.

Jozyrtarisht sipas disa portaleve janë lansuar edhe emra.  Sipas portalit Lideri, ministër i drejtësisë përmendet emri i profesorit universitar Jeton Shasivari, në postin e ministrit për Kulturë, përmendet Sedat Sulejmani, ndërsa ministri Azir Aliu përmendet si ministër në dikasterin për Sport, ose në resorin për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis bashkësive etnike, ku po ashtu është lansuar nga ky portal Agon Ferati, si kuadër i ASH-së. Nga VMRO-DPMNE mësohet se nuk priten lëvizje të shumta në kabinetin qeveritar, me përjashtim të disa ndryshimeve të caktuara, ku përflitet pozicioni i ministrit aktual të Bujqësisë, Cvetan Tripunovski. (INA)

Trending