Trendy

Burim Latifi në takimin e WBIF: Projektet energjetike janë kyçe për sigurinë dhe zhvillimin e vendit

Para 3 orë

Drejtori i përgjithshëm i MEPSO-s, Burim Latifi, ka marrë pjesë në takimin me Misionin Monitorues të WBIF, i cili iu kushtua ecurisë së projekteve strategjike infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut, përcjell tetova1

Latifi bëri të ditur se në takim, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, Komisionit Evropian, Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, u shqyrtuan aktivitetet aktuale, sfidat dhe prioritetet e ardhshme në fushën e energjetikës, transportit dhe mjedisit.

Ai theksoi se investimet në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike janë thelbësore për garantimin e sigurisë energjetike dhe funksionimin e qëndrueshëm të sistemit elektroenergjetik.

“Në fjalimin tim theksova se investimet në infrastrukturën e transmetimit të energjisë elektrike nuk janë vetëm projekte teknike, por investime të drejtpërdrejta në sigurinë energjetike, stabilitetin e sistemit elektroenergjetik dhe në një të ardhme më të qëndrueshme për qytetarët tanë”, ka shkruar Latifi.

Ai shprehu bindjen se përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë do të vazhdojë realizimi i projekteve strategjike, me synim ndërtimin e një sistemi energjetik modern dhe në përputhje me standardet evropiane.

Postimi i plotë i Latifit:

“Sot mora pjesë në takimin me Misionin Monitorues të WBIF, kushtuar progresit të projekteve strategjike infrastrukturore në vendin tonë.

Së bashku me përfaqësues të lartë qeveritarë, përfaqësues të Komisionit Evropian, Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe institucioneve financiare ndërkombëtare, diskutuam për aktivitetet aktuale, sfidat dhe prioritetet e ardhshme në sektorët e energjetikës, transportit dhe mjedisit jetësor.

Në fjalimin tim theksova se investimet në infrastrukturën e transmetimit të energjisë elektrike nuk janë vetëm projekte teknike, por investime të drejtpërdrejta në sigurinë energjetike, stabilitetin e sistemit elektroenergjetik dhe në një të ardhme më të qëndrueshme për qytetarët tanë.

Besoj se përmes partneritetit, koordinimit dhe përkushtimit të përbashkët me partnerët ndërkombëtarë, do të vazhdojmë me sukses realizimin e projekteve strategjike dhe ndërtimin e një sistemi energjetik modern dhe të qëndrueshëm, sipas standardeve evropiane”, ka përfunduar Latifi./tetova1.mk

Trending