Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Provokim dhe Shqetësim në malin e Ujëmirit: Kryq hekuri në majë dhe dëmtim i simbolit të shqiponjës dykrenare

Provokim dhe Shqetësim në malin e Ujëmirit: Kryq hekuri në majë dhe dëmtim i simbolit të shqiponjës dykrenare

Vendosja e një kryqi të madh prej hekuri në majën e Ujëmirit dhe dëmtimi i simbolit të shqiponjës dykrenare te kroi i Ujemirit kanë ngritur pikëpyetje për qëllimin e këtyre veprimeve dhe respektimin e hapësirave të përbashkëta malore.

Në majën e malit të Ujëmirit 2062 është vendosur një kryq i madh prej hekuri, ndërsa te kroi i Ujemirit, pranë tavolinës së ndërtuar për pushim dhe ngrënie, është konstatuar dëmtimi i një dërrase, nga e cila është hequr pjesa me kokat e shqiponjës dykrenare.

Deri më tani, nuk dihet se kush qëndron pas vendosjes së kryqit dhe kush është përgjegjës për dëmtimin e simbolit të shqiponjës dykrenare.

Këto veprime ngrenë shqetësime për mënyrën e trajtimit të hapësirave malore dhe për motivet që mund të fshihen pas tyre. Ndërsa vendosja e simboleve mund të ngjallë interpretime të ndryshme, dëmtimi i qëllimshëm i elementeve ekzistuese përbën një veprim që meriton vëmendje dhe trajtim të përgjegjshëm.

Kujt i shërbejnë veprime të tilla? Në vend që malet të shndërrohen në hapësira ku shfaqen shenja të ndasive, ato duhet të mbeten vende të lira për të gjithë, ku mbizotërojnë respekti i ndërsjellë, bashkëjetesa dhe dashuria për natyrën.

Reklamë

Ruajtja e natyrës dhe respektimi i simboleve e i hapësirave të përbashkëta janë përgjegjësi e të gjithëve./TVGURRA

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme