Gazetari Bahri Cani ka reaguar për valën ekstreme të të nxehtit që ka përfshirë Gjermaninë, duke bërë të ditur se vendi ka regjistruar natën më të nxehtë në historinë e matjeve, përcjell tetova1
Sipas Canit, në Kubschütz të Saksonisë Lindore temperatura gjatë natës ka arritur në 29.4 gradë Celsius, duke vendosur një rekord të ri.
Cani paralajmëron se edhe gjatë kësaj të diele mund të thyhen rekorde të tjera të temperaturave, ndërsa në rajonin Berlin-Brandenburg priten temperatura deri në 42 gradë Celsius, madje edhe më të larta. Në të njëjtën kohë, në disa pjesë të vendit parashikohen erëra të fuqishme, reshje shiu dhe breshër.
Postimi i plotë i Canit:
“Nata më e nxehtë në Gjermani në historinë e matjeve!!!
Rekordet e nxehtësisë po thyhen për çdo ditë e natë: Në Kubschütz në Saksoninë lindore, temperatura gjatë natës ishte 29.4 gradë Celsius.
Kjo e bën natën më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Gjermani.
Edhe sot, e dielë, rekordi i nxehtësisë mund të thyhet.
“Sot do të jetë ekstreme. Rajoni Berlin-Brandenburg, në veçanti, do të nxehet sikur të jetë përmes një xham zmadhues.
Temperaturat prej 42 gradë Celsius dhe ndoshta edhe më të larta janë të mundshme. Njëkohësisht në disa pjesë priten erëra të fuqishme, reshje shiu, breshër…
Ruajeni shëndetin o të bekuar!”, ka shkruar Cani./tetova1.mk










