Një 42-vjeçare nga një fshat i Strugës është përballur me kallëzim penal pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “neglizhim dhe keqtrajtim i fëmijës”.
Sipas Policisë, gjatë natës mes 8 dhe 9 qershorit, gruaja i kishte lënë dy fëmijët e saj të mitur të flinin në veturën e saj, ndërsa ajo kishte shkuar në punë.
Pas marrjes së informacionit dhe në koordinim me prokurorin publik, zyrtarët policorë kanë dalë në terren. Gjatë kontrollit, në parkingun me zhavorr në rrugën “Vlado Maleski” në Strugë, ata i kanë gjetur dy fëmijët duke fjetur të vetëm në automjetin e parkuar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Departamenti për Punë të Brendshme në Strugë ka ngritur kallëzim penal ndaj 42-vjeçares për veprën penale “neglizhim dhe keqtrajtim i fëmijës”, ndërsa procedura e mëtejshme do të zhvillohet sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike kompetente.










