Trendy

Qeveria në aksion, hetohen 600-700 produkte në markete, Mickoski: Do t’i analizojmë nëse duhet, faturë pas fature

Para 3 orë

Një paketë të re masash për uljen e çmimeve të ushqimeve, me analizë të detajuar të 600 deri 700 produkteve ushqimore, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski. Tha se për të prioritet kryesor janë çmimet e produkteve në markete dhe se nëse është e nevojshme, në analizë do të shkojnë faturë pas fature. Qeveria, sipas tij, do të ndërhyjë atje ku do të konstatohet hapësirë për uljen e shpenzimeve për qytetarët. Ai u referua te të dhënat e Eurostat, sipas të cilave shporta bazë e konsumit në Maqedoni është më e lira në Evropë. Tha se kjo nuk është e mjaftueshme, por se këto të dhëna i hedhin poshtë të gjithë, siç tha, “elementët antishtëtarë” që nuk dëshirojnë Maqedoninë të ketë sukses.

“A është kjo e mjaftueshme? Nuk është e mjaftueshme, duhet të punojmë dhe do të punojmë. Unë personalisht, ja po ju them, po punoj në metodologjinë e identifikimit të atyre 600-700 produkteve që maten statistikisht. Dhe drejtpërdrejt do të shkojmë tek ato, nëse duhet, faturë pas fature, produkt pas produkti do t’i analizojmë — ku mund të ulim dhe si mund të ulim. Kështu që kjo është një operacion themelor që unë personalisht e drejtoj dhe pres të ketë shumë shpejt rezultate që do të jenë të dukshme në terren”, deklaroi kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski.

Trending