Vizita e kryeministrit Edi Rama në Dyseldorf pritet të shoqërohet me një tubim protestues të organizuar nga shqiptarë që jetojnë në Gjermani.
Kjo lëvizje vjen në vazhdën e rezistencës qytetare që prej 31 ditësh zhvillohet në Tiranë, ku protestuesit kërkojnë dorëheqjen e Ramës. Në mbështetje të kësaj kauze janë organizuar edhe protesta nga diaspora shqiptare në disa vende, duke e shtrirë reagimin përtej kufijve të Shqipërisë dhe duke shprehur solidaritet me protestuesit në vend.










