Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se stadiumi pranë shkollës në fshatin Gllogjë–Përshefcë së shpejti do të pajiset me bar artificial, pasi procedurat nga ana e komunës janë drejt përfundimit, përcjell tetova1
Sipas Memishit, ky projekt është një nga premtimet e dhëna gjatë fushatës zgjedhore, i cili tashmë po konkretizohet me qëllim të përmirësimit të kushteve për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe krijimit të një infrastrukture moderne për të rinjtë.
Postimi i plotë i Daut Memishit:
“Atë që premtojmë, e realizojmë!
Me kënaqësi njoftoj banorët e Komunës së Tearcës, e në veçanti banorët e fshatit Gllogjë–Përshefcë, se stadiumi pranë shkollës do të marrë një pamje krejtësisht të re. Procedurat janë drejt përfundimit nga ana e Komunës së Tearcës, ai do të pajiset me bar artificial, duke krijuar kushte moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive.⚽️
Ky ishte një premtim që ua dhamë qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore. Sot, falë besimit që na dhanë, po e shndërrojmë atë premtim në një projekt konkret që së shpejti do të realizohet.
Mbetemi të përkushtuar që në çdo shkollë të krijojmë kushte sa më moderne dhe cilësore për fëmijët tanë, sepse investimi në rininë është investim në të ardhmen”, ka shkruar Memishi./tetova1.mk











