Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ndizen mbeturinat në një deponi të egër afër Nerashtit, intervenojnë zjarrfikësit

Ndizen mbeturinat në një deponi të egër afër Nerashtit, intervenojnë zjarrfikësit

Një zjarr ka shpërthyer në një deponi të egër të mbeturinave në afërsi të fshatit Nerasht, ku kanë intervenuar ekipet e zjarrfikësve për ta vënë situatën nën kontroll.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë tym të dendur që është përhapur në zonë, ndërsa zjarri ka përfshirë grumbujt e mbeturinave të hedhura në mënyrë të paligjshme.

Zjarret në deponitë e egra dhe në hapësirat e hapura janë bërë një dukuri gjithnjë e më e shpeshtë gjatë kësaj periudhe, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit dhe rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave përreth.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve që të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri, me qëllim parandalimin e pasojave më të mëdha.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme