Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Sulm me bombë dore ndaj një restoranti në Dëbërcë të Tetovës: Plagosen dy persona

Sulm me bombë dore ndaj një restoranti në Dëbërcë të Tetovës: Plagosen dy persona

​Më 08.07.2026 në orën 01:20 në Departamentin Policor të Grupçinit, D.F. (51) nga fshati Dobarcë e Tetovës ka denoncuar se nga një automjet udhëtarësh “Citroen” në lëvizje është hedhur një bombë dore drejt objektit të tij hotelier, i ndodhur përgjatë rrugës lokale në fshat. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa lëndime kanë pësuar E.A. (57) nga fshati Çiflik i Tetovës dhe G.F. (60) nga fshati Dobarcë, të cilët ndodheshin në rrethin e restorantit. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në Spitalin Klinik të Tetovës për t’u ofruar ndihmë mjekësore. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i ekspertizës nga SPB Tetovë, me ç’rast janë gjetur gëzhoja pistolete. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik nga PTHP Tetovë. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Reklamë

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme