Trendy

Hasim Murtezani na përshëndet nga Tirana

Para 2 orë

Zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Hasim Murtezani, ka publikuar një fotografi nga Tirana, duke përcjellë mesazhin: “Ashtu siç premtova dje 🙂 Përshëndetje nga Tirana 🇦🇱”, përcjell tetova1

Ndryshe, pak ditë pasi Murtezani reagoi publikisht për ngjarjen në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku, sipas tij, së bashku me deputetët e VLEN-it, Adnan Azizi dhe Bekim Qoku, nuk u lejua të hynte në territorin e Shqipërisë.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, duke komentuar rastin me zyrtarët e VLEN-it në Qafë Thanë, bashkëkryetari i partisë, Bilall Kasami, deklaroi: “Nesër si VLEN do të pijmë kafe në Tiranë. BDI të mos e involvojë Tiranën në dështimin e tyre.”/tetova1.mk

Trending