Trendy

Tetovë: Nëna denoncon se është rrahur nga djali pas mosmarrëveshjes për paratë

Para 2 orë

Më 11.07.2026, në orën 00:10, në Stacionin Policor të Tetovës, një grua 54-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga djali i saj, K.V.

Sipas denoncimit, rasti ka ndodhur rreth orës 21:00, në shtëpinë e tyre familjare, pas një mosmarrëveshjeje paraprake për paratë.

Nga sulmi, gruaja ka pësuar lëndime trupore, ndërsa ndihmë mjekësore i është ofruar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Policia njofton se po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.

Trending