Trendy
Adnan Azizi

Azizi: Qytetarët ia kthyen shpinën BDI-së, Tetova i bojkotoi vjedhësit e kanalizimit në Zajaz!

Para 6 orë

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar pas protestës së organizuar të shtunën në Tetovë, duke vlerësuar se pjesëmarrja e ulët, sipas tij, dëshmoi mungesën e mbështetjes qytetare për BDI-në.

Në reagimin e tij, Azizi thekson se protesta përcolli një mesazh të qartë politik, duke argumentuar se qytetarët refuzuan, sipas tij, politikën e bazuar në “shpifje, propagandë dhe përbaltje”.

Ai shton se besimi i qytetarëve nuk fitohet me narrativa, por me rezultate konkrete në terren.

“Qytetarët nuk iu përgjigjën thirrjes së tyre dhe sheshi bosh ishte treguesi më domethënës i mungesës së besimit. Ky është vazhdim i asaj që qytetarët e shprehën edhe në zgjedhjet e fundit”, shkruan Azizi në reagimin e tij.

Deputeti i VLEN-it vlerëson se qytetarët gjykojnë mbi bazën e veprave dhe jo të fjalëve, duke shtuar se përgjigjja ndaj çdo fushate dezinformimi duhet të jetë puna dhe realizimi i projekteve që, sipas tij, përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Në fund të reagimit, Azizi thekson se propaganda nuk mund ta zëvendësojë realitetin, ndërsa si shembuj të punës së Qeverisë dhe VLEN-it përmend angazhimin për Korridorin 8, autostradën Shkup–Bllacë, Stadiumin e Tetovës, kampusin e Universitetit “Nënë Tereza” dhe projekte të tjera kapitale.

Trending