Trendy

E ardhmja e Armando Brojës në pikëpyetje, trajneri i Burnley-t i jep shpresë sulmuesit shqiptar

Para 25 minuta

Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka nisur fazën përgatitore me Burnley-n në Shtetet e Bashkuara, ndërsa situata e tij te klubi anglez vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes. Edhe pse është nën kontratë, mundësia e një transferimi gjatë kësaj vere mbetet e hapur.

Në ndeshjen e parë miqësore kundër FC Cincinnati, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk u aktivizua dhe nuk ishte pjesë as e stolit, duke ngritur pikëpyetje për rolin e tij në skuadër.

Megjithatë, ndryshimet në pankinë kanë sjellë një zhvillim të ri. Burnley ka emëruar së fundmi Niki Heyen në krye të ekipit dhe trajneri ka vendosur t’i japë një mundësi Brojës gjatë fazës përgatitore.

Në miqësoren ndaj Columbus Crew, 23-vjeçari u aktivizua që nga minuta e parë, duke qenë pjesë e formacionit titullar. Ky vendim tregon se trajneri i ri synon ta vlerësojë nga afër përpara se të marrë vendime për përbërjen e skuadrës.

Aktivizimi si titullar përbën një ndryshim të rëndësishëm për Brojën, i cili në fund të sezonit të kaluar ishte lënë jashtë planeve të klubit.

Trending