Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Topi i Artë në 10 vitet e ardhshme? Vjen parashikimi i superkompjuterit…

Topi i Artë në 10 vitet e ardhshme? Vjen parashikimi i superkompjuterit…

Kur kanë mbetur 3 ditë nga ceremonia e Topit të Artë nga ku do të mësojmë se cili futbollist do të ngrejë trofeun më të lakmuar me Harry Kane, Lamine Yamal apo Kylian Mbappe si kandidatë kryesorë, një superkomjuter bëri parashikimet për atë që do të triumfojë në mbrëmjen e 26 tetorit.

Bëhet fjalë për një superkompjuter të zhvilluar nga Canadian Sports Betting që parashikoi Harry Kane si fitues të Topit të Artë të këtij edicioni me 58% shanse për të triumfuar në Londër me anglezin që lë pas Lamine Yamal dhe Kylian Mbappe.

Por ky Superkompjuter nuk u mjaftua vetëm me parashikimin e fituesit të Topit të Artë të këtij viti, por shkoi edhe më tej, me triumfuesut e 10 edicioneve të ardhshme. Kështu, sipas përllogaritjeve, Lamine Yamal do të fitojë 3 herë Topin e Artë në dekadën e ardhshme në 2027, 2031 dhe 2035, ndërsa futbollisti tjetër i Barcelonës parashikohet ta fitojë në 2033.

Ndërsa nga Reali i Madridit, në listën e fituesve nuk është as Mbappe e as Vinicius. Në 10 vitet që pasojnë në listën e fituesve parashikohen të jenë Bellingham në 2028, Endrick në 2032 dhe Arda Guler në 2034. Po kështu Superkompjuteri ka parashikuar si fitues gjatë dekadës së ardhshme edhe Michael Olise në 2029, Erling Haaland në 2030 dhe Estevao në 2036.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme