Cristiano Ronaldo është dënuar me 30 ditë suspendim nga Përfaqësuesja e Portugalisë dhe me 255 euro gjobë, pasi u largua nga grumbullimi i kombëtares gjatë pushimit ndërkombëtar, raporton media spanjolle “AS”.
Vendimi i Federatës Portugeze të Futbollit vjen pas rastit të krijuar nga largimi i kapitenit portugez nga grumbullimi në Kopenhagë, përpara ndeshjes kundër Danimarkës, pas mosmarrëveshjeve me përzgjedhësin Jorge Jesus.
Ronaldo kishte pranuar përgjegjësinë për veprimin e tij dhe kishte shprehur gatishmërinë për t’u përballur me pasojat disiplinore.
Suspendimi e lë atë jashtë ndeshjeve të Portugalisë gjatë muajit nëntor, ndërsa mbetet të shihet se si do të zhvillohet raporti i tij me përzgjedhësin dhe nëse do të rikthehet në përfaqësuese pas përfundimit të dënimit.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












