Cristiano Ronaldo pritet të rikthehet te Përfaqësuesja e Portugalisë në muajin nëntor, pas largimit të tij të fundit nga grumbullimi i kombëtares.
Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Federatës Portugeze të Futbollit, Pedro Proença, i cili ka bërë të ditur se ekziston vullnet i përbashkët për rikthimin e yllit portugez.
“Federata, trajneri Jorge Jesus dhe lojtarët janë të gjithë në një mendje: ne duam që Cristiano të rikthehet. Edhe ai është i gatshëm të kthehet, ndaj pres që të jetë me ne që në nëntor”, ka deklaruar Proença.
Presidenti i Federatës e ka cilësuar Ronaldon si futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave, duke lënë të kuptohet se Portugalia dëshiron ta ketë sërish në dispozicion kapitenin e saj.
Lexo edhePas largimit të Ronaldos, Jorge Jesus zbulon pesë kandidatët për shiritin e kapitenit te PortugaliaKështu, rikthimi i pesë herë fituesit të Topit të Artë në përfaqësuesen portugeze mund të ndodhë që në grumbullimin e radhës, në muajin nëntor.
Më shumë për këtë
Ronaldinho rikthehet në fushë pas 11 vjetësh, në moshën 46-vjeçare debuton me fanellën e RavennësSport · 10 orë më parë
Deri më 30 nëntor, qytetarët pritet t’i marrin paratë për tre muajt e fundit nga “TVSH-ja Ime”Maqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












